Site icon Lajmeria.info

Rikthimet në shtëpitë e vjetra: Osmani dhe Limaj garojnë nën logot e partive të tyre

Rikthimet në shtëpitë e vjetra u bënë kryetemë.

Vjosa Osmani e Fatmir Limaj ia mësynë që garën për zgjedhjet e 7 qershorit ta bëjnë nën logot e partive ku ishin dikur.

Synimi i të parës u arrit kur LDK-ja, pos që ia çeli derën ish-shefes së shtetit, e bëri edhe bartëse të listës.

Kësi mikëpritje s’gjeti kollaj kryetari i Nismës.

PDK-ja e mbajti pezull rikthimin ose jo të tij tash e disa ditë.

E krejt këto lëvizje dikush po i sheh si të domosdoshme në këtë periudhë.

Se Albin Kurti s’mund ta ketë rezultatin e e njëjtë tash kur në krahë s’e ka Vjosa Osmanin e thotë edhe një ish-deputet i PDK-së.

Rezultat më të ulët për Kurtin e më të madh për PDK-në, Lushtaku thotë se do të sillte me patjetër emri i Limajt në listën e partisë ku ky bën pjesë.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit të 2021-ës, Vjosa Osmani garoi me Vetëvendosjen që ishte në koalicion me partinë “Guxo”.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Ndërkohë, Fatmir Limaj dhe Nisma Socialdemokrate s’e kaluan pragun zgjedhor në zgjedhjet e fundit të 28 dhjetorit.

Exit mobile version