Site icon Lajmeria

Rinia i jep përkrahje të fuqishme Kujtim Gashit (15)

 

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Kujtim Gashi me numër 15, ka organizuar një takim mobilizues me të rinjtë, duke i ftuar ata të bashkohen për fitoren e PDK-së në zgjedhjet e ardhshme, shkruan Gazeta Momenti.

Gashi theksoi rëndësinë e angazhimit të rinisë në procesin politik, duke e cilësuar si një forcë të pandalshme për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për Kosovën.

Ai shtoi se PDK është e angazhuar për të siguruar mundësi të reja për rininë, duke krijuar kushte më të mira për punësim, arsimin dhe zhvillimin ekonomik.

“Takim mobilizues me të rinjtë për fitoren e PDK-së. Së bashku për një të ardhme më të mirë, sepse Kosova mundet më mirë! #Rinia #PDK”, ka shkruar Gashi.

 

Exit mobile version