Site icon Lajmeria.info

Riyad Mahrez dhuron orë Rolex bashkëlojtarëve pas fitores së Al Ahli në Ligën e Kampionëve të Azisë

Në një shfaqje të fuqishme lidershipi, brenda dhe jashtë fushës, ylli algjerian Riyad Mahrez i mahniti bashkëlojtarët e tij te Al Ahli me një dhuratë të jashtëzakonshme, duke festuar triumfin e skuadrës në Ligën e Kampionëve të Azisë për sezonin e dytë radhazi.

Mahrez u dhuroi bashkëlojtarëve ora luksoze të markës prestigjioze Rolex.

Secila orë ishte e personalizuar me emrin e lojtarit dhe me një dizajn që përfaqësonte trofeun aziatik, si një kujtim i përhershëm i kësaj arritjeje.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Ky sukses u vulos pasi “Al-Raqi” fitoi finalen ndaj Machida Zelvia me rezultat 1-0, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin ‘Al-Inma’.

Sipas gazetarit Walid Saeed, vlera e secilës orë i kalonte 85 mijë rijalë sauditë, duke dëshmuar rëndësinë e këtij gjesti ndaj bashkëlojtarëve.

Por historia nuk mbaron këtu.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Portieri senegalez Edouard Mendy dhe mbrojtësi turk Merih Demiral nuk pranuan që Mahrez t’i mbulonte i vetëm shpenzimet.

Exit mobile version