Site icon Lajmeria.info

Roli i familjes në ruajtjen e identitetit shqiptar – Konferencë në Shtutgart

Ishte një kënaqësi e veçantë të ligjëroja mbi rolin e familjes dhe komunitetit në ruajtjen e identitetit, gjuhës dhe kulturës sonë.

Si nënë, kam pasur gjithmonë prioritet që vajzat e mia, edhe pse të lindura dhe të rritura në Gjermani, ta mësojnë gjuhën shqipe, historinë dhe kulturën tonë.

Të marrësh më të mirën nga të dyja kulturat, pa harruar asnjëherë se kush je dhe nga vjen, është një nga vlerat më të mëdha që mund të ketë çdo mërgimtar.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Për këtë arsye, kam bërë gjithmonë përpjekje që vajzat e mia të krijojnë edhe një lidhje emocionale me Kosovën, sepse përkatësia nuk ndërtohet vetëm përmes dijes apo teorisë, por edhe përmes emocioneve, kujtimeve dhe përjetimeve.

Exit mobile version