Site icon Lajmeria.info

Roli i Grave në Avancimin e të Drejtave dhe Forcimin e Demokracisë në Kosovë

Rrjeti i Grave të Kosovës ka mbajtur Kuvendin e 23-të Vjetor të Anëtareve, ku u vlerësua roli i grave në avancimin e të drejtave, forcimin e demokracisë dhe promovimin e barazisë në vend.

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, tha se kontributi i grave nuk kufizohet vetëm në momente historike, por edhe në përditshmërinë e tyre në shoqëri. “E kuptova se dhimbja e tjetrit nuk është e huaj, se kohëve të vështira u bëhet ballë, dhe se kur gratë përfshihen, shoqëria përparon”, tha ajo.

Ajo theksoi se Rrjeti i Grave të Kosovës ka luajtur një rol të rëndësishëm në fuqizimin e grave dhe në ndikimin në politika publike ndër vite. “Ligjet bëhen më të mira kur mbështeten në dije.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Politikat bëhen më të drejta kur mbështeten në përvojë”, u shpreh ajo.

Anëtarja e Bordit të Rrjetit të Grave të Kosovës, Gjylieta Mushkolaj, tha se përkundër përparimeve, mbetet nevoja për angazhim të vazhdueshëm për barazi dhe drejtësi. “Për të ndërtuar Kosovën si një vend i lirë, ku secili individ të ketë mundësi të jetojë në mirëqenie e me dinjitet, pa diskriminim, ku barazia dhe mundësitë e barabarta i garantohen gjithësecilit.

Përkundër përparimeve, sidomos këto vitet e fundit, edhe ky takim sot është një moment për të njohur përparimet, për të reflektuar mbi plagët e pashëruara dhe për të riafirmuar angazhimin tonë për një të ardhme ku gratë janë të sigurta, të barabarta dhe të përfaqësuara në çdo vendimmarrje.

Advertisement. Scroll to continue reading.

E kaluara, e tashmja dhe e ardhmja janë të ndërlidhura, kur flasim për drejtësinë nuk mund të anashkalojmë drejtësinë tranzicionale.

Po tashmë në fund e kemi edhe strategjinë shtetërore për drejtësi tranzicionale, që vërtet është një hap i rëndësishëm.

Për një strategji sado e mirë në letër, mbetet e pamjaftueshme nëse nuk kthehet në drejtësi konkrete.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Dhe kjo është veçanërisht e vërtet”, tha ajo.

Drejtoresha e NDI në Kosovë, Nancy Soderberg, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me rrjetet e grave për forcimin e demokracisë dhe rritjen e përfshirjes së grave në politikë.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version