Dy burra në Lipjan janë arrestuar pas një konflikti në trafik që çoi në një përleshje fizike.
Policia ka konfiskuar një pistoletë me 3 fishekë, një çelës gomash dhe një bisht sëpate në vendngjarje.
Autoritetet njoftuan se dyshohet se ata janë rrahur pas një mosmarrëveshje në trafik, ndërsa janë dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.
