Site icon Lajmeria

Rrënohen raportet/ Kryeministri Izraelit s’do të shkojë në inaugurimin e Trumpit

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, nuk do të shkojë në Uashington për të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, më 20 janar.

Kështu i tha gazetës “The Times of Israel” një ndihmës i kryeministrit izraelit.

Zyrtarët izraelitë kishin thënë javëve të fundit se Netanyahu pritej të merrte pjesë në inaugurimin e Trumpit.

Gazeta izraelite nuk dha hollësi për këtë vendim, përfshirë arsyet e mundshme.

Trumpi publikoi një video në “Truth Social” ku flet ekonomisti Jeffrey Sachs, i cili e akuzon Netanyahun për manipulimin e politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara dhe për orkestrimin e “luftërave të pafundme” në Lindjen e Mesme, raporton gazeta “The Guardian”.

Në video, ekonomisti amerikan i referohet Netanyahut si “bir ku*ve i thellë e i errët”.

Presidenti amerikan në ardhje e shpërndau videon me përmbajtje fyese për Netanyahun vetëm disa javë pasi kryeministri izraelit pretendoi se kishte zhvilluar një diskutim “shumë miqësor e të ngrohtë” me Trumpin rreth bisedimeve për lirimin e pengjeve nga Gaza dhe politikat për Sirinë.

Nuk dihet nëse shpërndarja e kësaj videoje nga Trumpi ka ndikuar në vendimin e Netanyahut për të mos marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgjedhur amerikan

Exit mobile version