Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka azhurnuar të dhënat për pritjet në hyrje dhe dalje nga Kosova, duke treguar se koha e pritjes për hyrje në vend ka shënuar një rritje të ndjeshme.
Sipas përditësimit të orë 17:16, pritjet në pikën kufitare në hyrje te Dheu i Bardhë arrijnë deri në 40 minuta, ndërsa në pikat e tjera në hyrje pritjet raportohen deri në 5 minuta.
