Site icon Lajmeria.info

Rritja e Turizmit në Shqipëri: Kosovarët mbajnë qëndrimin e tyre

Shqipëria ka shënuar rritje të vizitorëve të huaj, në katër muajt e parë të këtij viti.

Për këtë periudhë kohore, Shqipërinë e kanë vizituar mbi 2.5 milionë turistë.

Këto të dhëna janë bërë publike nga Instituti i Statistikave, sipas së cilave, në raport me të njëjtën periudhë kohore të një viti më parë, hyrjet e turistëve nga jashtë janë zgjeruar me 5 për qind.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Prej 2.5 milionë vizitorëve, gati gjysma e tyre janë nga Kosova, apo 43.5%. ‘Të paktën deri më tani pushuesit nga Kosova nuk mungojnë.

Mund të them si në vitet e mëhershme, pavarësisht liberalizimit të vizave.

Pjesa tjetër vijon siç ka qenë thuajse’, ka thënë Jetmira Hoxha, operatore turistike, raporton A2 CNN.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Ngjashëm me vitin e shkuar, lista pasohet nga italianët e malazezët.

Peshë të konsiderueshme në totalin e turistëve që kanë vizituar vendin në katër muajt e parë të vitit zënë edhe pushuesit nga Maqedonia e Veriut, Greqia, Anglia, Turqia, Serbia e Polonia. ‘Kryesisht janë turistë për herë të parë, por ka edhe nga ata që vijojnë të kuriozohen e të vizitojnë pjesë të tjera të vendit.

Shifrat ndihen edhe te ne.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Mund të them se viti ka nisur mjaft mbarë’, thotë Jetmira Hoxha, operatore turistike.

Exit mobile version