Me 6 vota pro, të hënën gjyqtari i Supremes, Rrustem Thaçi u zgjodh kryesues i ri i Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
Ky që në këtë garë e mposhti kolegun e tij nga Apeli, Besnik Bislimajn u zotua që do të jetë i hapur për bashkëpunim.
Thaçit që këtë detyre ia dorëzoi zevënëdkryesja e këtij këshilli, Arjeta Sadiku paraprakisht i sqaroi disa procedura. “Mandati i Thaçit si kryes i Këshillit Gjyqësor është tre vjeçar dhe do të filloj nga data 25 maj.
Detyra e Thaçit si gjyqtar i Gjykatës Supreme pezullohet përgjatë ushtrimit të mandatit si kryesues i KGJK-së”, tha ajo.
E urime, i pari i gjyqësorit në Kosovë nuk ka pranuar ende nga asnjë prej udhëheqësve të institucioneve shtetërorë në vend.
Për dallim prej tij, përgëzime për detyrën e re nga ushtruesja e detyrës e presidentes, Albulena Haxhiu dhe ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla patën pranuar në mars të këtij viti të sapo zgjedhurit në Këshillin Prokurorial.
