Connect with us

Lajme

Sa do t’i marrë fabrika e plumbave Kosovës nga buxheti rritës për mbrojtje? (VIDEO)

Buxheti për mbrojtje i Kosovës gati është katërfishuar në pesë vjetët e fundit.

Nga milionat e saj ndër të tjera janë blerë edhe raketat amerikane “Javelin” dhe dronët “Bayraktar”.

Nga 207 milionët për vitin 2025 do të merren mjete për ta ndërtuar fabrikën e re të municionit.

Advertisement

E kur është fjala të buxheti, qeveria nuk tregoi sa para do të kushtojë fabrika.

“Për koston nuk mund të japë informacione tani pasi është pjesë e informacioneve konfidenciale që janë në kontratë. Është analizuar oferta, është diskutuar gjatë, nuk është që ka ardhur tani. Ka dy vite që qarkullon në ministrinë e Mbrojtjes edhe te ministri paraprak. Është dërguar me qëllim që të fusim në funksion prodhimin e municioneve në Republikën e Kosovës”, ka thënë ministri Ejup Maqedonci për emisionin MAT në Klan Kosova.

Ndërsa politika opozitare e ka njëfarë idesë sa duhet të investojë shteti për të.

Advertisement

“Linja që është total autonome do të thotë që nga përpunimi i mineraleve për ta fituar barotin etj, etj, sot kushton dikun 200 milionë euro. Dhe nëse flasim për këto shifra, atëherë qeveria duhet t’i ketë në konsideratë”, thotë Anton Quni nga LDK.

Ndërkaq Bekë Berisha nga AAK nuk ka besim në qeverinë Kurti se mund ta ngre uzinën.

“Ne kemi buxhet, e i kemi do kapacitete, do resurse, shembull ato të metalit që na vyejnë edhe besa e kemi një traditë nga e kaluara. Kishim mundur me ba diçka, mirëpo duhet me ia nis dhe më se kollaj është me premtu edhe me folë të madhe. Kjo ide e Kurtit po mendoj është e hershme, nuk ka mundësi, nuk i beson askush që mundet ky me këtë qeveri të veten sepse u pa marifeti i tyre”.

Advertisement

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Advertisement
Advertisement

Në trend