Site icon Lajmeria.info

Seancat për çështjen Thaçi dhe të tjerët caktohen për maj në Hagë

Seancat në lidhje me akuzat për vepra kundër administrimit të drejtësisë për Hashim Thaçin dhe të tjerët në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë janë caktuar për periudhën nga 11 deri 15 maj 2026.

Kjo u bë e ditur në kalendarin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Në seancën fillestare më 27 shkurt 2026, të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm për veprat penale që iu vihen në barrë.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version