Kandidati për deputet nga Koalicioni për Familjen, Selim Pacolli, zhvilloi një takim të rëndësishëm me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna.
Në këtë takim, të dy palët diskutuan për zhvillimet ekonomike të vendit, mundësitë dhe sfidat që po përballet ekonomia kosovare, me një fokus të veçantë në mbështetje të prodhimeve vendore.
Diskutimi u përqendrua kryesisht në sfidat që po hasin kompanitë kosovare, përfshirë mungesën e fuqisë punëtore, dhe nevojën urgjente për reforma arsimore që do të mundësojnë profilizimin e të rinjve në fushat e nevojshme për zhvillimin e sektorëve kyç.
U theksua gjithashtu rëndësia e mbështetjes për prodhuesit vendas, duke rritur kapacitetet prodhuese dhe duke krijuar mundësi më të mëdha punësimi për qytetarët.
“Sot, si përfaqësues të Koalicionit për Familjen zhvilluam një takim me kryetarin e Odës Ekonomike, z. Lulzim Rafuna. Bashkarisht diskutuam për zhvillimet ekonomike të vendit, mundësitë dhe problematikat, e me fokus të veçantë ato të prodhimeve vendore. Ballafaqimin e kompanive me mungesë të fuqisë punëtore, reformat arsimore për profilizim të të rinjëve, mbështjetjen e prodhuesve vendore për rritjen e kapaciteteve prodhuese e bashkë me to edhe rritjen e mundësive të punësimit.
#ekonomia #odaekonomike #perfamiljen #zgjedhjet 2025 #” theksoi Selim Pacolli, kandidat për deputet.
