Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka komentuar fushatën e VV-së në Mitrovicë.
Selmanaj ka ironizuar me Kurtin, duke thënë se i njëjti ka recituar dy poezi me dy zemra.
Postimi:
Albin Kurti në Mitrovicë paska recituar poezi me dy zemra, ndërsa shumica e qytetarëve mezi ndiejnë rrahjet e një zemre nga varfëria dhe zhgënjimi që ka sjellë qeverisja e tij.
Premtimet miliardëshe, rrugët imagjinare dhe stadiumet e ëndrrave janë thjesht vazhdimësi e trillimeve politike, ku realiteti është fjalë e panjohur për të.
Dy zemra të kesh, nuk vlejnë asgjë kur nuk arrin të dëgjosh zërin e popullit. Poezitë nuk mbulojnë boshllëkun e rezultateve, dështimet qeveritare dhe mungesën totale të vizionit.
As britmat dhe piskamat nuk e fshehin dot, dështimin dhe mashtrimin e 4 viteve të qeverisjes së Albin Hibridit!