Site icon Lajmeria.info

Selvia ndan një postim emocional në ditëlindjen e saj, duke kujtuar bashkëshortin e ndjerë

Selvia ka ndarë një postim shumë emocional në ditëlindjen e saj, duke kujtuar bashkëshortin e saj të ndjerë, Shpat Kasapin.

Përmes fjalëve të ndjera, ajo ka shprehur se mungesa e tij ndihet edhe më thellë në një ditë që dikur ai e bënte festë. “Sado të zënë ishim, sado momente të vështira kishim kaluar, edhe kur jeta na sfidonte aq shumë, ti prapë nuk e harroje këtë ditë.

Ti dije si ta ktheje ditën time në festë.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Dije si të më bëje të ndihem e veçantë”, shkruan Selvia.

Ajo tregon se gjatë gjithë ditës ka pritur që Shpati të shfaqej, duke shpresuar për një moment se gjithçka mund të ishte vetëm një “shaka e hidhur”. “E sot, gjithë ditën kam pritur të vish… Të hapet dera e të më thuash: ‘Surprizë, Selvooo… ishte thjesht një shaka e hidhur.’ Por ti nuk erdhe”, shkruan ajo.

Selvia shpreh se ende i vështirë ta pranojë mungesën e tij dhe, megjithëse duket e fortë përpara të tjerëve, brenda vetes përjeton një dhimbje të thellë. “Sot të gjithë mund të më shohin të fortë.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Të rregulluar.

Të buzëqeshur.

Të ‘prezantueshme’.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Por askush nuk e di sa shumë jam duke vdekur brenda çdo ditë”, tregon ajo.

Në fund, Selvia e përfundon dedikimin me një mesazh të trishtuar për mikun e saj: “Sot është ditëlindja ime, Shpat… Por pa ty, kjo ditë nuk është më si dikur.

Më mungon më shumë se çdo fjalë që mund të shkruaj.”

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version