Pas miratimit nga Dhomës së Përfaqësuesve, senati zviceran ka dhënë dritën e gjelbër për rritjen e numrit të ushtarëve zviceranë në kontingjentin Swisscoy në Kosovë.
Kjo do të lejojë qeverinë zvicerane të dërgojë deri në 300 ushtarë për misionin paqeruajtës.
Parlamenti ka vendosur që Këshilli Federal mund të dërgojë edhe një kontingjent shtesë prej deri në 85 ushtarë, nëse është e nevojshme, për një periudhë të pacaktuar.
Forca maksimale kishte qenë 215 ushtarë, por tani do të shtohen më shumë.
Parlamenti i Zvicrës ka zgjatur misionin Swisscoy deri në vitin 2029, ndërsa NATO-ja ka njoftuar për mundësinë e zvogëlimit gradual të pranisë së saj ushtarake në Kosovë.
