Site icon Lajmeria

Sërish protestë kundër shtrenjtimit të rrymës – qytetarët mblidhen të premten në Prishtinë

Të premten, më 11 prill, do të mbahet një tjetër protestë në Prishtinë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Organizatorët nga nisma “Asnjë cent më shumë” kanë bërë të ditur se protesta do të fillojë në orën 12:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”.

“Kjo është një kohë vendimtare. Zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet”, thuhet në njoftimin e nismës, ku theksohet se protesta e parë ishte e madhe dhe se synimi është që protesta e radhës të jetë edhe më e fuqishme.

Organizatorët kundërshtojnë propozimin për rritjen e çmimit të rrymës për 15 për qind, për të cilin Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) pritet të marrë vendim pikërisht më 11 prill.

Sipas tyre, rritja e çmimit të energjisë nuk do të përkthehet vetëm në fatura më të larta për qytetarët, por edhe në rritje të çmimeve të ushqimeve, produkteve bazë, shërbimeve dhe përgjithësisht të kostos së jetesës.

Protesta e parë u mbajt të shtunën e kaluar dhe pati pjesëmarrje të konsiderueshme

Exit mobile version