Site icon Lajmeria.info

Shakira shfaq interes për bashkëpunim me Dua Lipën: Fansat në pritje të një surprize të madhe

Këngëtarja kolumbiane me famë botërore, Shakira, ka surprizuar fansat duke zbuluar se do të dëshironte të bashkëpunonte me yllin shqiptaro-britanik Dua Lipa.

Gjatë një interviste në Podcastin me Lele Pons, Shakira u pyet për artistët me të cilët do të donte të realizonte bashkëpunime në të ardhmen.

Pa hezitim, ajo përmendi Dua Lipën si një nga zgjedhjet e saj të preferuara. “Do të më pëlqente të bashkëpunoja me Dua Lipën.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Dua Lipa, a po më dëgjon?

A e dini që ajo flet spanjisht?”, u shpreh Shakira me entuziazëm gjatë bisedës.

Ndërkohë, Lele Pons e vlerësoi Dua Lipën duke e quajtur “të mrekullueshme”, ndërsa Shakira shtoi me admirim: “Ajo është e jashtëzakonshme”.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Deklaratat e Shakirës kanë ngjallur interes tek fansat, të cilët tashmë po shpresojnë për një bashkëpunim të mundshëm mes dy artisteve me famë botërore.

Exit mobile version