Shkurte Fejza ka publikuar këngën e saj më të re, dedikim për të bijën, Agnesën, e cila u martua javën e kaluar. ‘Oj e amla e shpisë’ titullohet kënga ritmike, e cila është dedikim për të gjitha vajzat që martohen këtë vit.
Kënga shënon një moment unik nënë-bijë, që është një prej lidhjeve më të forta në botë. ‘Fat dhe lumturi për vajzat që bëhen nuse.
Uroj që t’iu pëlqejë’ shkroi Fejza.
