Site icon Lajmeria.info

Shoferi ndëshkohet pasi voziti me shpejtësi të skajshme në Shtime

CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 90

Një shofer është ndëshkuar nga Policia e Kosovës pasi është kapur duke vozitur me shpejtësi të skajshme në Komunën e Shtimes.

Sipas Policisë Rajonale të Ferizajt, rasti ka ndodhur të enjten, më 6 gusht, rreth orës 09:42, në rrugën transitore, në segmentin Davidovc–Belincë.

Shoferi me inicialet A.M. (49 vjeç), duke drejtuar një veturë BMW M5 me targa të huaja, është regjistruar duke lëvizur me shpejtësi 178 kilometra në orë, në një zonë ku kufizimi i lejuar është 60 km/h.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Policia i ka shqiptuar një gjobë prej 500 eurosh dhe masën mbrojtëse të ndalimit të drejtimit të automjetit për gjashtë muaj në territorin e Republikës së Kosovës.

Kontrollet e shtuara në trafik do vazhdojnë për të parandaluar aksidentet dhe rritur sigurinë në rrugë.

Drejtuesit e automjeteve duhet të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe rregullat e trafikut për të garantuar sigurinë e tyre dhe të të tjerëve në rrugë.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version