Kanë filluar të shpërthejnë pakënaqësitë brenda partive politike, pas rezultatit zgjedhor.
Anëtari i LDK-së në Viti, Imri Emerllahu, ka kërkuar dorëheqjen e kryrtarit të Vitisë, Sokol Halitit, për siç thotë ai dështimit në zgjedhje.
Deklarata e tij në Facebook:
SHKAKTARI KRYESOR I HUMBJES SË ZGJEDHJEVE PARLAMENTARE,NË KOMUNËN E VITISË ISHTE: KRYETARI I DEGËS SË LDK-SË,ZOTRI:SOKOL HALITI▪︎
Më:11.02.2025.
▪︎R E A G I M▪︎
Zgjedhjet Parlamentare të: 09.Shkurtit.2025.
Rrethanat e krijuara,standardi e lypë me ik Sokol ti dhe të tjerët pas teje! Ecni! Ikni! Dhe duhet të ikin të gjitha klanet! Apo standardi vlen për të tjerët e jo për ju humbësit e thellë dhe të rëndë? Apo nuk ju lënë të ikni pa e shkatërruar fare LDK-në? Po si kini more fytyrë të vazhdoni të rrini e të mos ikni? Apo konceptet e moralitetit njerëzor e politik nuk vlejnë?
Ky reagim vjen pas rezultatit të zgjedhjeve, ku LDK-ja,në Viti, pësoi humbje të thellë dhe si pasojë kryetari i LDK-së,Sokol Haliti(humbësi),dhe kryesia e tij duhet me doemos me e dhënë dorëheqjen,nëse sado pak ja duan të mirën LDK-së.
Si asnjëher më parë, këto zgjedhje shënuan rezultatin më të dobët në zgjedhjet e 09.Shkurtit 2025.
Zgjedhjet Qëndrore duhet të pasohen me dorëheqje të të gjith kryetarëve të degëve të cilët humbën zgjedhjet.
Gjdo Kryesi e Degës,duhet të merr vendim për dorheqje,pas rezultatit të zgjedhjeve Qëndrore nëpër Komunat e tyre, ku LDK nuk arriti të fitojë.
Por ne në kët rast po flasim për:Degën tonë të Vitisë.
Kemi raste të më parshme,ku humbja nëpër disa Komuna, ka bër që disa Kryetar nga Partitë e ndryshme,jo që kanë përfunduar me dorheqje,por dhe janë tërhequr krejt nga politika,kjo vlenë edhe për ty aga Sokol,si humbës i thellë i këtyre zgjedhjeve!
Rezultatet e garës zgjedhore,duhet të jenë sebep që ti të japësh dorëheqje që unë e quaj morale nga pozita e kryetarit të LDK-së,Dega në Viti.
Dorheqja duhet të jet e pa revokueshme dhe e menjëhershme me arsyetimin që të krijojmë hapësirë për brezat e rinj të LDK-së.
Ti zotri e ke ngulfatur LDK-në,nuk shkonë edhe:
Kryetar i Degës,edhe kandidat për deputet dhe Kryetar Komune(është një thënje se(nuk barten dy shalqina nën sqetull),e ti don ti qosh tre shalqi(bostana) e më shumë,por kjo gjë u tregua me rezultatin që e more në këto zgjedhje!
Unë:Imri Emëŕllahu,antar i LDK-së që nga themelimi,dhe po ashtu antar i Kryesisë së LDK-së,Dega në Viti,së bashku me shumë aktivista të t’jerë të LDK-së, i shohim si të domosdoshme ndryshimet në strukturat partiake për situatën pas zgjedhore.
Turp duash të keshë,i kishit të gjitha mekanizmat partiak,por nuk i fute në funsion,nuk i përfille,i injorove bashkpuntorët t’uaj të ngushtë të cilët ta dhanë pushtetin etj,etj.
Ju e DINI që ne e DIJMË se çka ke bër për: LDK-në,dhe me LDK-në(mbrenda dhe jashtë sàjë)
Nuk kamë detyrim të heshti më,dhe nuk do të heshtim tani e tutje!
Mjaft më me fasadat t’uaja!
Kërkojmë dorheqje të pa revokueshme!.
Unë Imri Emërllahu,antar i Kryesisë së LDK-së,Dega në Viti,që nga ky moment jamë i gatshëm që të ofroj dorheqje morale nga Kryesia,nëse ti nuk bënë dorheqje të pa revokueshme,dhe nëse ti nuk jep llogari dhe përgjegjësi para Kryesis dhe elektoratit të LDK-së,në përgjithësi!
Sepse ti je shkaktari kryesor i kësaj humbje të thellë zgjedhore!
Imri Emërllahu,antar i Kryesisë së LDK-së Dega në Viti.