Site icon Lajmeria.info

Shqipëria nënshkruan marrëveshje me kompaninë Eni për studimin e kapaciteteve të naftës dhe gazit

Shqipëria ka nënshkruar sot një marrëveshje me kompaninë energjetike italiane Eni S.p.A. për studimin e fizibilitetit të krijimit të kapaciteteve kombëtare për furnizimin dhe magazinimin e produkteve të naftës dhe gazit, në funksion të sigurisë së furnizimit, zhvillimit ekonomik dhe rritjes së rolit të Shqipërisë në rajon.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se bashkëpunimi me partnerët italianë do të mundësojë krijimin e një operatori të ri në tregun e hidrokarbureve, i cili do të luajë rol rregullues dhe do të sigurojë rezerva strategjike për përballimin e krizave të mundshme.

Ai nënvizoi se ky është hapi i parë drejt zyrtarizimit të një projekti që synon të rrisë sigurinë e furnizimit dhe rolin e Shqipërisë në rajon. ‘Dua të kujtoj se kohë më parë në fillimet e këtij mandati të ri, kemi ndarë me publikun ambicien për të krijuar një forcë të re në tregun e hidrokarbureve, një operator modern dhe dinamik që të bëjë edhe rolin e një rregullatori të tregut në funksion të mundësive më të mira për konsumatorin.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Gjatë rrugës, na u shfaq një krizë shumë domethënëse që përsëri vuri në diskutim çështjen e rezervave strategjike të naftës që ne i kemi, sigurisht, të rregulluara me një kuadër ligjor.’ ‘Nga ana tjetër, duke pasur parasysh pikërisht këtë marrëdhënie të veçantë strategjike me Italinë dhe raportin e afërt të bashkëpunimit me Eni që është një gjigant global në tregun e hidrokarbureve, por njëkohësisht potencë e madhe që ka edhe prezencën e vet në Shqipëri.

Folëm për një bashkëpunim strategjik me krijimin e këtij operatori të ri që do të marrë përsipër edhe krijimin e rezervës strategjike të naftës.

Shqipëria s’do të ketë më asnjë dilemë për çfarëdo krize që vjen përpara.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Kemi nisur një proces dialogu që na ka sjellë sot në firmosjen e këtij hapi të parë në zyrtarizimin e procesit të kompanisë,’ theksoi Rama.

Exit mobile version