Një 51-vjeçar shqiptar po lufton për jetën e tij pasi ndërhyri për ta shpëtuar një të moshuar në Itali nga një grup afrikanësh.
Ai u sulmua me gurë në kokë dhe gjendja e tij është e rëndë, duke qëndruar në komë.
Detajet e ngjarjes tragjike u bënë të njohura nga Alba Kepi, e cila tha se shqiptari u sulmua pasi reagoi kundër ngacmimeve që po i bëheshin të moshuarit nga grupi i afrikanëve.
