Site icon Lajmeria.info

Si të krijoni një profil të rremë në rrjetet sociale dhe rreziket e sigurisë kibernetike

Në një intervistë për emisionin ‘Ora Shtatë’, profesori i sigurisë kibernetike, Blerim Rexhaj, shpjegoi se krijimi i një profil të rremë është shumë i lehtë dhe nuk kërkon dije apo shkathtësi.

Ai theksoi se rrjetet sociale nuk verifikojnë identitetin e qytetarëve, duke e bërë kështu të mundur për këdo të krijojë një llogari të rremë.

Kjo mund të sjellë rreziqe të mëdha për sigurinë kibernetike, pasi një person i padëshiruar mund të gjejë informacione të rëndësishme duke përdorur një profil të rremë.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Avokati Kasem Murturi gjithashtu theksoi se krijimi i një llogarie të rremë nuk është vepër penale, por mund të sjellë pasoja të rënda nëse përdoret për qëllime të këqija.

Exit mobile version