Site icon Lajmeria.info

Sinjal pozitiv për anëtarësimin e Shqipërisë në BE: Drafti i qëndrimit të përbashkët miratohet pa kundërshtim

Pas lajmit se Shqipëria ka marrë sinjal pozitiv në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, Brukseli konfirmoi zyrtarisht se drafti i qëndrimit të përbashkët të BE-së (EUCP), bazuar në raportin IBAR, është miratuar në COELA pa asnjë kundërshtim nga shtetet anëtare. ‘Drafti i qëndrimit të përbashkët të përkohshëm të BE-së (EUCP, bazuar në IBAR) sapo është miratuar në COELA pa asnjë kundërshtim të mëtejshëm nga shtetet anëtare.

Hapi i radhës është kalimi i tij nesër pasdite për miratim tek ambasadorët e BE-së në COREPER, përpara se Konferenca Ndërqeveritare (IGC) të konfirmohet zyrtarisht’, thuhet në përgjigjen e Këshillit të Bashkimit Evropian për A2 CNN, transmeton Klankosova.tv.

Bëhet e ditur se këtij miratimi, do të konfirmohet zyrtarisht mbajtja e Konferencës Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian më 26 maj.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version