Në Maqedoninë e Veriut, numri i të prekurve nga ethet e Nilit Perëndimor ka shkuar në 38.
Prej tyre, 37 janë nga rajoni i Shkupit dhe një nga Velesi.
Autoritetet njoftojnë se të gjithë janë në trajtim në Klinikën Infektive në Shkup.
Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski ka raportuar se 28 janë meshkuj dhe 10 femra, ndërsa tre pacientë kanë humbur jetën gjatë javës së fundit, duke e ngritur numrin e të vdekurve në katër.
Autoritetet po marrin masa për kontrollin e mushkonjave në komunat e prekura.
Klekovski shton se janë në vazhdim aktivitetet për të mbrojtur popullatën nga infeksionet.
