Site icon Lajmeria.info

Situata e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë normalizohet pas raportimit për mjet shpërthyes

Pas raportimit për një mjet shpërthyes të dyshuar në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, situata është normalizuar dhe nuk është konstatuar asnjë rrezik real, konfirmojnë autoritetet.

Njësitet policore reaguan menjëherë pas pranimit të informatës rreth orës 18:00 dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me ekipet relevante për kontroll dhe verifikim të zonës.

Për shkak të dyshimeve fillestare, një pjesë e stacionit është evakuuar dhe qytetarët janë larguar për arsye sigurie.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Situata është normalizuar pas reagimit të njësive policore dhe po vazhdon hetimi për zbardhjen e rastit të mjetit shpërthyes të supozuar.

Exit mobile version