Site icon Lajmeria.info

Skandal në Gjakovë: Drejtori i shkollës dyshohet për ngacmim seksual të vajzës së mitur

Një rast i ngacmimit seksual dyshohet se ka ndodhur në Damian të Gjakovës, ku drejtori i një shkolle Nazmi Pnishi, e ka ngacmuar një vajzë të mitur.

Lidhur me rastin është aktivizuar Prokuroria.

Në një përgjigje për Klankosova.tv nga organi i akuzës bëhet e ditur se po bëhet verifikimet e nevojshme për këto informacione. “Lidhur me rastin në fjalë, ju njoftojmë se jemi njoftuar nga Policia e Kosovës dhe në koordinim me autoritetet përkatëse, janë duke u ndërmarrë veprimet dhe verifikimet e nevojshme lidhur me këto informacione.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Prokurori i Shtetit në koordinim me Policinë e Kosovës, janë duke i ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme”, thuhet në përgjigjen për Klankosova.tv.

Derisa ka reaguar edhe kryetari i Gjakovës Ardian Gjini, i cili e ka pezulluar nga detyra drejtorin.

Gjini këtë akt e quajti turp dhe se nuk e përfaqëson Gjakovën.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Tronditet Gjakova: Rrjeti i Prindërve kërkon arrestimin e drejtorit të dyshuar për ngacmim seksual ndaj të miturës

Exit mobile version