Site icon Lajmeria.info

Skandali në Londër: Baristi i Pushuar nga Puna Pasi Vuri Svastikën në Kafënë

Një barist i ri 19-vjeçar në kafenenë e njohur në Hampstead të Londrës, The Coffee Cup, u pushua nga puna të dielën pasi në kajmakun e kafesë së myshteriut hebre kishte bërë një svastikë.

Myshteriu në fjalë kishte thënë se kishte shkuar për mëngjes me familjen e tij dhe kishte vendosur të ndalonte në The Coffee Cup pa bërë rezervim.

Gruaja e tij porositi një kapuçino, dhe kur mbërriti, ai vuri re dizajnin në kajmak.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Myshteriu tha se nuk donte të bënte skena, por thirri menaxherin për të ngritur shqetësimin e tij.

Menaxheri kryesor i kafesë, shqiptari Bekim Haradini, bëri një foto të kafesë dhe hyri në kuzhinë, dhe më pas doli e kërkoi falle. “Ai na tha, ‘Dëgjo, më vjen shumë keq.

Nuk mendoj fare ta ketë pasur atë qëllim.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Kemi një barist të ri.

Ai është 19-vjeçar.

Thotë se as nuk e di çfarë është svastika.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Po përpiqej të bënte një spirale.

Na vjen shumë, shumë keq.’” Sidoqoftë, Haradini i kishte thënë Jewish News se e kishte pushuar baristin menjëherë nga puna. “Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë,” tha ai. “U trishtova shumë.

E shkarkova.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Ai është i ri, filloi të qajë dhe po dridhej, por unë u zemërova aq shumë.

Ai nuk punon më këtu”.

Baristi, i identifikuar si Mesut, i cili punonte fundjavave në këtë kafene, i tha Haradinit se nuk e kishte kuptuar se dizajni i ngjante simbolit. “Tha se nuk e dinte,” tha Haradini. “Unë thashë, ‘Si nuk e dije?’ Ai tha, ‘Të betohem se nuk e kam bërë qëllimisht.’” Jewish News sikoi pamjet e kamerave të sigurisë të përgatitjes së kafesë dhe nuk gjeti asnjë provë që simboli të ishte bërë qëllimisht.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version