Radio Televizioni i Kosovës ka marrë vendim që të ndalojë transmetimin e spotit të Koalicionit për Familjen për shkak të kauzës së këtij subjekti politik kundër martesave të gjinisë së njëjtë.
Këtë informacion e bëri publik deputeti Visar Korenica, i cili u largua nga debati elektoral që po zhvillohej në RTK, në shenjë pakënaqësie ndaj censurës së këtij televizioni.
Për ironi ky vendim i transmetuesit publik vjen pikërisht në ditën kur presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump pritet të nënshkruajë urdhërin ekzekutiv që deklaron se ShBA-ja njeh vetëm dy gjini.