Site icon Lajmeria.info

Spitali Rajonal në Mitrovicë: Bllokim i produktit medicinal për shkak të dyshimeve të farmacistes

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se janë ndërmarrë veprime të menjëhershme pas raportimit të një rasti që lidhet me produktin medicinal “Compound Sodium Lactate Intravenous Infusion BP 500 ml” në Spitalin Rajonal “Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë.

Si masë parandaluese, bëhet e ditur se Inspektorati Farmaceutik ka urdhëruar bllokimin e 1,432 njësive të këtij produkti, deri në përfundimin e analizave laboratorike dhe procedurave përkatëse vlerësuese.

Sipas njoftimit, farmacistja përgjegjëse e barnatores së spitalit kishte ngritur dyshime se produkti mund të mos ishte në përputhje me specifikat e përcaktuara për përdorim.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Pas pranimit të informacionit, SHSKUK, në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM) dhe Inspektoratin Farmaceutik, ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për verifikimin e rastit.

Exit mobile version