Organizatori Jusuf Kika tha se padeli është bërë trend global dhe se edhe në Kosovë sporti po shënon rritje të shpejtë, duke kontribuar në zgjerimin e tij në qytete të ndryshme.
Sipas tij, deri në fund të vitit pritet të arrijnë rreth 40 fusha të padelit në vend, ndërsa theksoi se sporti ka filluar të zhvillohet fuqishëm pas pandemisë, duke tërhequr gjithnjë e më shumë lojtarë dhe figura të njohura. “Sporti i padelit daton nga vitet ’60, por pas pandemisë e ka shpërthimin e madh që po e përjeton sot.
Edhe shumë figura eminente po ndikojnë që me u zhvillu. Është sport atraktiv, nuk kërkon ndonjë talent të veçantë. Është sport rekreativ.
Munden me lujt 4 persona. “Prej tenisit dallojnë muret, dhe luhet dy kundër dy.
Ne në kuadër të federatës do të mundemi me i suportu qendrat e padelit, mirëpo investimet kryesisht po ndodhin nga persona të tjerë.
Vetëm në Prishtinë 7 ose 8 qendra të padelit do të hapen edhe në Ferizaj, Gjilan, Mitrovicë…”, tha Kika.
