Site icon Lajmeria.info

Stilistja Vera Wang feston 77-vjetorin me look të ri dhe mesazhin e rinisë

Stilistja e njohur, Vera Wang, ka festuar 77 vjetorin e lindjes, duke rrëmbyer sërish vëmendjen e publikut me pamjen e saj rinore dhe një transformim të papritur në look.

Ajo publikoi në profilin e saj në “Instagram” disa fotografi nga festa e ditëlindjes, ku u shfaq me një model të ri flokësh “bob” në ngjyrë bionde, duke lënë pas flokët e saj karakteristikë ngjyrë kafe të errët.

Ndryshimi u komentua menjëherë nga fansat, të cilët spekuluan në rrjetet sociale se mund të bëhej fjalë për një paruke, megjithëse Wang nuk ka dhënë asnjë sqarim për pamjen e re.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Për festën, stilistja kishte zgjedhur një fustan të bardhë elegant pa mëngë, të cilin e kombinoi me taka me motive leopardi.

Ajo pozoi e buzëqeshur mes miqve dhe familjarëve, ndërsa fikte qirinjtë mbi tortën e ditëlindjes me numrin 77.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që Vera Wang surprizon me transformimet e saj.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Gjatë viteve, ajo ka eksperimentuar vazhdimisht me modele dhe ngjyra të ndryshme flokësh, duke dëshmuar se nuk ka frikë të provojë stile të reja.

Përveç suksesit në botën e modës, Wang vazhdon të jetë një nga figurat më të komentuara për pamjen e saj, e cila shpesh i lë fansat të habitur.

Stilistja ka theksuar vazhdimisht se mosha është vetëm një numër dhe nuk duhet të kufizojë mënyrën se si njerëzit jetojnë apo kujdesen për veten.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Në intervista të mëparshme, ajo ka treguar se energjinë dhe vitalitetin ia atribuon punës së pandërprerë, një stili aktiv jetese, gjumit cilësor dhe, siç ka bërë shaka edhe vetë, “një kokteji herë pas here”.

Sipas Vera Wang, sekreti për t’u ndjerë gjithmonë e re është të mbetesh aktive, e angazhuar dhe të mos humbasësh kurrë pasionin për atë që bën.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version