Hava Nasufi, një studente nga Maqedonia e Veriut, ka bërë deklaratën për protestën e sotme në Shkup, që kryhet për shkak të mosrealizimit të provimit të Jurispudencës në gjuhën shqipe.
Në një intervistë për emisionin ‘Kosova Today’, ajo ka theksuar se pritet të ketë një pjesëmarrje më të madhe e studentëve dhe qytetarëve në këtë protestë, krahasuar me protestën e mëparshme për të njëjtën çështje.
