Moti i paqëndrueshëm që ka përfshirë Kosovën, ka shkaktuar edhe dëme në disa fshatra e qytete.
Si pasojë e stuhisë së fortë që ka prekur komunën e Suharekës, raportohet se ka shpërthyer zjarr afër objektit të Shkollës Profesionale ‘Abdyl Ramaj’ në Shirokë.
Në pamjet e publikuara, shihet se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me situatën.
Ende nuk dihet shkalla e dëmeve të shkaktuara.
