Pesë ushtarë paraushtarakë tajlandezë u vranë dhe gjashtë civilë mbetën të plagosur pas një sulmi ndaj një pike kontrolli të sigurisë në provincën Narathiwat, në jug të Tajlandës.
Sulmuesit përdorën armë zjarri dhe bomba artizanale kundër forcave të sigurisë që ruanin zonën.
Deri më tani, askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, ndërsa autoritetet nuk kanë njoftuar për arrestime.
Ngjarja ndodhi një ditë pasi një autobombë shpërtheu pranë një stacioni policor në të njëjtën provincë, duke plagosur një efektiv policie.
Provincat Narathiwat, Pattani dhe Yala janë prej vitesh qendër e konfliktit separatist në jug të Tajlandës.
Që nga viti 2004, nga dhuna në këtë rajon kanë humbur jetën mbi 7 mijë persona.
