Tahiri dhe Ikballja diskutuan për rëndësinë e mirëqenies së fëmijëve dhe sfidat e prindërve në një bisedë të hapur.
Ata shprehen: “Për neve shpagimi më i mirë është mirëqenia e tyre, lumturia e tyre”.
Edhe pse sfiduese, ata e shohin këtë si detyrë të madhe dhe prioritet në jetën e tyre. “Prindërimi është puna më e vështirë sepse kurrë nuk vjen me një manual se si duhet me qenë nanë e mirë ose babë i mirë”, pohon Ikballja.
Ata besojnë se mirëqenia dhe lumturia e fëmijëve janë shpërblime më të mëdha se çdo gjë tjetër.
