E enjte do të jetë e mbushur me takime elektorale nga partitë politike, duke qenë se ka vetëm tre ditë deri në përfundimin e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 7 qershorit.
Partitë kryesore do të mbajnë deri në katër tubime brenda kësaj dite.
LDk, LVV dhe PDK do të organizojnë evenimente në shumë qytete të Kosovës, duke filluar nga Vushtrria, Podujeva, Prishtina, Drenasi, Skënderaj, Mitrovica, Dragashi, Prizreni, Rahoveci, deri në Suharekë.
