Analisti Petrit Zogaj ka reaguar pasi që kryeministri i vendit, Albin Kurti, në ditën e hapes së fushatës zgjedhore është takuar me nënën Ferdonije nga Gjakova, e cila ka të zhdukur katër djem dhe bashkëshortin gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Zogaj ka pyetur se athu çka Kurti i ka premtuar asaj kësaj radhe.
Ai tutje ka vazhduar duke thënë se duhesh me pas karakter të fortë të mashtruesit që me fillu fushatën kështu.
“Pas 4 viteve ne qeverisje, pas “insistimit” te tij ne dialogun e Brukselit qe te identifikohen the te gjinden te gjithe te zhdukurit e luftes te vitit 1998/99, Kurti ne diten e pare te fushates zgjedhore shkon e takon nanen e cila i ka te zhdukur 4 djemet e saj dhe bashkeshortin. Cfare do te kete premtuar kesaj radhe? Duhesh me pase karakter te forte te mashtruesit qe me fillu fushaten keshtu dhe mos me te ardhe keq as per nje sekond-aq sa ka mund te zgjas edhe shkrepja e kesaj fotografie.” – ka shkruar Zogaj.