Site icon Lajmeria.info

Tayna e Beqarit Sjellë Gjëmën në Maturë, Xhevdet Doda në Mënjëherës

Reperja e njohur shqiptare Tayna, ka bërë një gjest mjaft emocionues sonte, duke surprizuar maturantët e njërës prej gjimnazeve më të njohura në Prishtinë.

Me anë të një postimi në Instagram Story, Tayna ka treguar se ka qenë pjesëmarrëse në mbrëmjen e maturës së gjimnazit “Xhevdet Doda”.

Kjo vizitë e saj nuk ishte krejtësisht e rastësishme.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ditë më parë, artistja kishte paralajmëruar ndjekësit se po përgatiste një surprizë të madhe për maturantët, duke i bërë të gjithë kuriozë pasi nuk kishte zbuluar asnjë detaj se për cilën shkollë apo qytet bëhej fjalë.

Kush do ta mendonte se fatlumët do të ishin pikërisht nxënësit e “Xhevdet Dodës”!

Në pamjet e publikuara sonte, Tayna shfaqet duke hyrë në sallën ku po festonin maturantët.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Tayna u prit me brohoritje, ulërima gëzimi dhe duartrokitje të shumta nga nxënësit.

Exit mobile version