Reperja e njohur shqiptare, Tayna, ishte e ftuar në “Top Albania Radio” ku ndau detaje interesante rreth albumit të saj më të fundit, “Genesis”.
Albumi u lansua pak javë më parë dhe ka fituar vëmendjen e publikut.
Tayna rrëfeu se si lindi ideja për emrin e albumit, duke shpjeguar zanafillën dhe konceptin që qëndron pas tij.
Ajo gjithashtu zbuloi dy këngët e saj të preferuara nga ky album, “Nostalgjia” dhe “Vajza e dimrit”, që kanë një vend të veçantë në zemrën e saj.
