Site icon Lajmeria.info

Të shtëna me armë zjarri regjistrohen në Shkodër, një person i plagosur

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë të enjte në Shkodër.

Sipas mediave në Shqipëri, paraprakisht mësohet se një person është qëlluar me armë zjarri.

I plagosuri, i cili dyshohet të jetë qëlluar disa herë është futur në sallën e operimit.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një parking të qytetit, ndërsa deri më tani ende nuk dihen motivet.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version