Site icon Lajmeria.info

Televotimi për përfaqësimin e Shqipërisë në ‘Eurovision 2026’ është hapur – Voto tani!

Sapo ka përfunduar prezantimi i të 15 shteteve në gjysmëfinalen e dytë të ‘Eurovision 2026’ dhe tani zyrtarisht është hapur televotimi.

Publiku ka vetëm 15 minuta kohë për të votuar dhe për të mbështetur Shqipërinë, e cila këtë vit përfaqësohet nga Alis me këngën “Nan”.

Për të votuar Shqipërinë, dërgoni kodin 13 në numrat zyrtarë të televotimit në vendin ku ndodheni (sipas udhëzimeve të transmetuesit).

Advertisement. Scroll to continue reading.

Shqipëria mund të votohet sonte nga: Armenia, Australia, Austria, Azerbajxhani, Bullgaria, Çekia, Danimarka, Franca, Letonia, Qiproja, Norvegjia, Zvicra, Mbretëria e Bashkuar, Luksemburgu, Malta, Rumania dhe Ukraina.

Në këto shtete, votimi bëhet përmes SMS/telefonatës, duke dërguar kodin 13.

Ndërsa shqiptarët kudo tjetër në botë – përfshirë Kosovën – mund të votojnë online përmes platformës zyrtare: www.esc.vote.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Televotimi është i hapur vetëm 15 minuta, prandaj koha është tani: Voto 13 për Shqipërinë.

Exit mobile version