Site icon Lajmeria.info

Temperatura rekord në Evropë: Kujdes me ekspozimin në diell dhe temperaturat e larta

Franca, Italia dhe Spanja po përballen me temperatura rekord duke detyruar shtetet të ngrisin alarmin e kuq.

Vala e të nxehtit e njohur si fenomeni ‘El Nino’ ka shkaktuar viktimat e para në shtetet evropiane në të cilat temperaturat raportohen se kanë arritur deri 43 gradë Celcius.

Vera pritet të shënojë temperatura të larta edhe në Kosovë, teksa mjekët bëjnë thirrje për kujdes të shtuar në orët kur rrezet e diellit janë më të forta.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Specialisti i Mjekësisë Familjare, Dr.

Agim Krasniqi tha se ekspozimi në temperatura të larta mund të sjellë komplikime shëndetësore tek personat me sëmundje përcjellëse.

Krasniqi rekomandon që qytetarët të shmangin lëvizjet e panevojshme nga ora 11:00 deri 17:00 dhe të hidratohen me ujë në ditët e nxehta.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Simptomat nga ekspozimi i tepërt në temperaturat e larta mund të përfshijnë djersitje të tepërt dhe rritje të temperaturës trupore, ndërsa numri i pacientëve është shtuar, veçanërisht tek punëtorët e ndërtimtarisë.

Exit mobile version