Connect with us

Lajme

Tension në Francë: Sulme të dyshuara terroriste 

Foto: burgu ne France

Ministri i Drejtësisë në Francë, ka deklaruar se qeveria nuk do të dorëzohet përballë “akteve të frikësimit”, pas një vale sulmesh ndaj disa burgjeve në të gjithë vendin.

Të hënën në mbrëmje, makina u dogjën jashtë disa burgjeve franceze dhe një prej tyre u qëllua me armë zjarri, në atë që ministri i Brendshëm, Gérald Darmanin, e përshkroi si “sulme terroriste”, transmeton klankosova.tv.

Në total, shtatë burgje janë vënë në shënjestër në qytetet Toulon, Aix-En-Provence, Marseille, Valence dhe Nîmes në jug të Francës, si dhe në Villepinte dhe Nanterre, pranë Parisit.

Advertisement

Sipas Darmanin, këto sulme, që filluan të dielën, duket se janë përgjigje ndaj operacioneve të shtetit kundër trafikut të drogës. Prokuroria kundër terrorizmit në Francë ka nisur një hetim zyrtar mbi ngjarjet.

Në deklaratat e tij, ministri theksoi se shteti nuk do të lejojë që kriminelët të ushtrojnë presion përmes dhunës dhe se lufta kundër trafikut të drogës do të vazhdojë me vendosmëri.

Advertisement
Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Në trend

Copyright © 2024 Lajmeria. powered by Illyrian Space.

Home
Video
Lajme
Sport
Profile