Site icon Lajmeria.info

Tensionet në Parlament: Konflikti mes opozitës dhe kryetarit të seancës së pezullon fjalën për Taulant Ballën

Tensionet u shfaqën në Parlament pasi kryetari i opozitës Sali Berisha kërkoi fjalën për Taulant Ballën, por drejtuesi i seancës, Niko Peleshi, nuk i dha leje.

Kjo situatë solli reagime të forta nga deputetët e opozitës dhe çoi në bllokimin e foltores.

Pas ndërprerjes së seancës, deputetët vazhduan ta mbajnë të bllokuar foltoren duke kërkuar të marrin fjalën për procedurë, por Peleshi nuk i akordoi lejen.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Ndërkohë, situata u përkeqësua edhe më shumë kur deputeti Flamur Noka akuzoi kryeparlamentarin për shkelje të rregullores dhe u dëgjua një reagim i ashpër nga salla.

Peleshi mori vendimin për ndërprerjen e seancës për të qetësuar tensionet, duke theksuar se seanca nuk duhet të kthehet në arenë gladiatorësh.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version