Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

TENTOI TË IMPONONTE TARGAT, IA IMPONUAN AUTONOMINË E SERBËVE

Shkruan: Milazim KRASNIQI

 

Vendimi arbitrar i Kurtit për targat dhe dërgimi nevojë e pa nevojë i njësive speciale në veriun e Kosovës, ka motivuar BE-në dhe SHBA-në, që ta zgjerojnë autonominë për serbëve. Pse? Sepse nga ato veprime, serbët dukeshin si viktima të dhunës së qeverisë së Kosovës. Prandaj BE i vendosi sanksione Kosovës, duke e shikuar si përgjegjëse për krizën. Kjo fajësi u konsiderua aq e madhe, saqë as sulmi terrorist nga bandat paramilitare serbe, nuk e zbuti dyshimin e BE dhe të SHBA ndaj qëllimeve të dyshimta të qeverisë së Kosovës ndaj serbëve lokalë. Sanksionet janë ende në fuqi, si mjet presioni ndaj Kosovës. Nuk mund ta vërtetoj, por nuk e përjashtoj që krejt ngjarjet kanë qenë një skenar- kurth, që nga targat e deri te sulmi i Radojçiqit, për ta prishur statu quonë e për ta krijuar klimën për ta imponuar autonominë për serbët. Pse? Sepse skenar-kurth i ngjashëm na ka ndodhë edhe para Procesit të Vjenës, ku u formuan komuna serbe dhe iu dha shumë hapësirë Kishës Ortodokse Serbe, shkaku i dhunës që ndodhi në trazirat e marsit 2004. Sulmet ndaj civilëve serb dhe ndaj kishave serbe të vitit 2004, u përdorën si pretekst për formimin e komunave serbe dhe për eksteritorialitetin e rreth dyzet kishave e manastireve serbe.

Bindja ime është se edhe në vitin 2004 e edhe në vitin 2023, veprimet që janë bërë nga njerëzit dhe nga institucionet tona, kanë qenë kundër interesave tona shtetërore e kombëtare. Ato veprime të dëmshme mund të jenë bërë nga naiviteti. Nëse nuk janë bërë nga naiviteti, kanë qenë tradhti. Ndoshta nga naiviteti më shumë. Thënë thjesht, tue shitë trimni, pa pasur fuqi, si në vitin 2004 si në vitin 2023, i kemi bërë dëm të madh vetvetes. Veprimet vandale të vitit 2004 mund të jenë harruar, por komunat serbe dhe eksteritorialiteti i kishave dhe manastireve serbe, ka mbetur në fuqi. Poashtu targat tash janë harruar, por Plani Franko-Gjerman, Plani i Zbatimit i Ohrit dhe Draft Statuti i Asociacionit, po na imponohen me presion, me qykë të zorit. Qeveria Kurti tentoi të impononte targat, ia imponuan Statutin e autonomisë së serbëve. Prandaj duhet ta mësojmë një herë e mirë se politikanët, qoftë kur janë naivë, qoftë kur janë populistë primitivë, qoftë hipokritë, sjellin fatkeqësi, gjithmonë e gjithkund.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të ngjashme

Lajme

Në vend se të ishte në shkollë, ku prindërit e regjistruan për t’u bërë mjeke, 17-vjeçarja B.M. ka gjetur një vend pune tash e...

ShowBiz

Sonte mbyllet një tjetër sezon spektakolar i Big Brother VIP Albania – dhe Telegrafi do të jetë aty për t’ju sjellë çdo moment të...

ShowBiz

Nuk ka më pritje! Finalja e madhe e Big Brother Vip Albania 4 tashmë është këtu dhe ka nisur me një spektakël të vërtetë....

ShowBiz

Banori i cili shkaktoi skandal javën e kaluar në transmetim direkt, duke goditur Gjestin me shuplakë, Jozi Marku, nuk po merr pjesë në finalen...

Lajme

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka paralajmëruar liderin e VV-së, Albin Kurtin për mundësinë e zgjedhjeve të reja. Në mënyrë indirekte ai ka...

Lajme

Historia e Shekip Fazliut në pozitat e larta të Telekomit lulëzoi në kohën kur PDK-ja, AAK-ja dhe Nisma Socialdemokrate ishin në pushtet. Hiset që...

Home
Video
Lajme
Sport
Profile