Dy tërmete të fuqishme kanë prekur Venezuelën të mërkurën në mbrëmje, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 30 personave dhe plagosjen e qindra të tjerëve.
Banorët përshkruajnë momente paniku, ndërsa ndërtesa u shembën dhe rrugët u mbushën me rrënoja.
Ekipet e shpëtimit po kërkojnë ende të mbijetuar nën rrënoja, ndërsa thirrje për ndihmë dëgjohen në zona të bllokuara.
Një banore e Caracasit, Verónica Oropeza, tha se kishte frikë se do të vdiste kur apartamenti i saj filloi të dridhej fort. “Mendova se do të vdisja,” tha ajo, duke shtuar se banesa ku jetonte ishte pothuajse e shkatërruar.
BBC ka publikuar pamje nga tërmetet, transmeton Klankosova.tv.
Shteti i La Guaira në veri të Caracasit është zona më e prekur.
Presidentja e përkohshme, Delcy Rodríguez, e cilësoi situatën si një “tragjedi të vërtetë” dhe shpalli disa pjesë të vendit si zona fatkeqësie.
