Site icon Lajmeria.info

Themelohet Klubi i Ri i Futbollit për Vajza në Pejë: Nismë për Zhvillimin e Talenteve Sportive

Në Pejë është themeluar një klub i ri i futbollit për vajza, një nismë që synon të nxisë zhvillimin e futbollit të femrave dhe të zbulojë talente të reja në këtë sport.

Për këtë nismë kanë folur edhe themelueset e klubit në emisionin “Ora 7”, duke e cilësuar projektin si një ëndërr të hershme që po bëhet realitet.

Njëra nga themeluesit, Blerian Begolli, tha se ideja për krijimin e klubit ka lindur prej kohësh. “Ka qenë një ide e kamotshme dhe një dëshirë e jona, si fansa të edukatës fizike.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Peja nuk ka pasur më herët një klub të futbollit të vajzave dhe kemi dashur të sjellim diçka të re e të mirë për vajzat e qytetit dhe për talentet e reja të Pejës.

Edhe pse ka qenë e vështirë në fillim, po ecim hap pas hapi”, tha Begolli.

Ndërkohë, trajnerja Bernardina Mirdita theksoi se klubi ndodhet ende në fazën fillestare të organizimit.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version