Site icon Lajmeria.info

Themeluesi i Evergrande dënuar me burgim të përjetshëm për akuzat e përvetësimit dhe ryshfetit

Themeluesi i kompanisë Evergrande, një prej gjigantëve të pasurive të paluajtshme në Kinë, është dënuar me burgim të përjetshëm dhe i është konfiskuar e gjithë prona personale.

Hui Ka Yan u deklarua fajtor për disa akuza, duke përfshirë përvetësimin e aseteve dhe ryshfetin e korporatave.

Gjykata e Ndërmjetme Popullore e Shenzhenit gjobiti gjithashtu kompanitë e tij me një total prej 15.82 juanësh për krime të shumta, duke përfshirë falsifikimin e të dhënave dhe fshehjen e borxhit.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Dënimi i Hui shënon një moment kyç në pasojat e rënies së Evergrande, e cila tronditi sektorin e pasurive të paluajtshme në Kinë dhe goditi rëndë investitorët dhe bankat vendase.

Gjykata dëgjoi se Hui dhe bizneset e tij “e prishën seriozisht” tregun kinez të pasurive të paluajtshme, duke rezultuar në humbje të konsiderueshme ekonomike.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version